Si të investoni në Fond?

Hapi i parë është të kontaktoni Shoqërinë Administruese Credins Invest dhe të shprehni interesin për t’u bërë një investitor i Fondit. Një proces shqyrtimi do të zbatohet nga Credins Invest për të kontrolluar pajtueshmërinë me kërkesat e ligjit në lidhje me kriteret e përshtatshmërisë së investitorëve.

Shoqëria administruese u mundëson investitorëve të mundshëm informacionet e mëposhtme, përpara se këta të investojnë në fondin e investimeve alternative në fjalë:

– prospektin e fondit të investimeve alternative;

– objektivin dhe strategjinë e investimit të fondit të investimeve alternative, në cilat lloje të aktiveve mund të investojë fondi i investimeve alternative;

– teknikat e investimeve që mund të përdoren, profilin e rrezikut, ndonjë kufizim të zbatueshëm mbi investimet;

– informacionin për përdorimin e levës financiare, etj.

Investitorët mund të marrin pjesë në Fond kundrejt kuotave me mjete monetare ose kuotave në natyrë, pra kundrejt aseteve të paluajtshme pa shkëmbim mjetesh monetare. Mënyra e kontributit të investitorëve dhe masa e kontributit përcaktohen në Statutin e Shoqërisë Komandite.

Punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritshme