Si funksionojnë fondet e investimeve alternative?

Fondi i Investimeve Alternative (FIA) sipas Ligjit për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive, është një sipërmarrje e investimeve kolektive, duke përfshirë nënndarjet ose nënfondet e tij, e cila siguron kapital nga një numër investitorësh, në mënyrë që ta investojë atë në përputhje me një politikë investimi të përcaktuar për realizimin të përfitimeve për investitorët, dhe e cila nuk është e licencuar si sipërmarrje e investimeve kolektive në letra me vlerë të transferueshme, sipas këtij ligji.

Fondet e Investimeve Alternative ofrojnë mundësi interesante për investitorët për të diversifikuar portofolet e tyre të investimeve, për të “zbutur” ndikimin e paqëndrueshmërisë së tregut dhe për të arritur objektivat afatgjata të investimeve edhe gjatë periudhave të tregjeve të pasigurta.

Kjo ndodh sepse fondet alternative kanë korrelacione të ulëta me format tradicionale të investimeve, të tilla si obligacionet dhe aksionet. Fondi i investimeve alternative nuk kërkon licencim si në rastin e formave të tjera të SIK, por regjistrohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me kërkesë të përfunduar nga Shoqëria Administruese.

Punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritshme