Çfarë është Sealand Alternative Investment Fund?

Sealand Alternative Investment Fund është një fond investimi alternativ në formën e shoqërisë komandite, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 09.12.2020, bazuar në Statutin e miratuar nga ortakët, datë 01.12.2020. Ky është fondi i parë i investimeve alternative i regjistruar në Shqipëri, dhe i pari që investohet në pasuri të paluajtshme.

Fondi paraqet një mundësi për një kategori të veçantë investitorësh, përkatësisht investitorë profesionistë dhe të kualifikuar, për të blerë dhe shitur kuota të fondit me qëllim rritje të fitimeve të kapitalit. Ky mekanizëm i investimit në pasuri të paluajtshme në formën e një instrumenti financiar si fondi i investimeve alternative ndërsa është shumë i përhapur jashtë vendit, është ende i ri në tregun shqiptar.

Fondi i Investimeve Alternative Sealand rregullohet me Ligjin 56/2020 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” dhe Ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Credins Invest është shoqëria administruese e fondit, përmes një marrëveshje e cila përcakton përgjegjësitë e saj. Fondi regjistrohet dhe miratohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 57, datë 26.03.2021.

Fondi ka një afat të pacaktuar dhe investohet sipas politikës së investimeve të paraqitur në seksionin përkatës në Prospekt.

Si funksionojnë fondet e investimeve alternative?

Fondi i Investimeve Alternative (FIA) sipas Ligjit për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive

Kuadri Ligjor

Ligji Nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”, rregullon veprimtarinë e shoqërisë administruese dhe fondeve të investimeve alternative.

Shoqëria Administruese

Shoqëria Administruese është njësia ekonomike e themeluar, veprimtaria tregtare e së cilës është administrimi i sipërmarrjeve të investimeve kolektive

Banka Depozitare

Depozitari i fondit është Banka Amerikane e Investimeve, e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritshme