Lloji i investitorëve dhe investitorët potencialë

Fondi do t’i ofrohet vetëm klientëve profesionistë dhe klientëve të kualifikuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara me Ligjin Nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”.

Fondi është i përshtatshëm për individë me vlerë të lartë neto ose investitorë institucionalë, të cilët përveç investimeve në instrumente financiare konsiderojnë diversifikimin e portofolit të tyre përmes investimeve alternative, siç janë pasuritë e paluajtshme.

Për më tepër, investitorët profesionistë kuptojnë dhe bien dakord të pranojnë një nivel më të lartë rreziku të lidhur kryesisht me natyrën jolikuide që kanë pasuritë e paluajtshme.

“Klient profesional” është klienti që plotëson kriteret e mëposhtme:

Subjektet, të cilat janë të licencuara ose të njohura për të operuar në tregjet financiare:

  • bankat dhe degët e bankave të huaja;
  • firmat e investimeve;
  • institucione të tjera financiare të licencuara ose të njohura;
  • kompanitë e sigurimeve;
  • sipërmarrjet e investimeve kolektive dhe shoqëritë administruese të këtyre sipërmarrjeve;
  • fondet e pensioneve vullnetare dhe shoqëritë administruese të këtyre fondeve;
  • tregtarët e mallrave bazë në formën e instrumenteve financiare dhe derivatet e mallrave bazë;
  • firmat vendase që ofrojnë shërbime investimi;
  • investitorë të tjerë institucionalë.

Ndërmarrjet e mëdha që plotësojnë të paktën dy nga kriteret e mëposhtme:

  • shuma e përgjithshme e aktiveve në bilanc është të paktën 2.6 miliardë lekë;
  • qarkullimi neto është të paktën 5.2 miliardë lekë; ose
  • kapitali është të paktën 260 milionë lekë.

Njësitë e qeverisë qendrore dhe rajonale

  • Organet publike që menaxhojnë borxhin publik
  • Bankat qendrore,
  • Banka Botërore,
  • Fondi Monetar Ndërkombëtar,
  • Banka Qendrore Europiane,
  • Banka Europiane e Investimeve
  • dhe organizata të tjera të ngjashme ndërkombëtare.

Investitorë të tjerë institucionalë

Investitorë të tjerë institucionalë, aktiviteti kryesor i të cilëve është investimi në instrumente financiare, përfshirë njësitë ekonomike të dedikuara për sigurimin e pasurive ose transaksione të tjera financiare.

“Klient i kualifikuar” 

“Klient i kualifikuar” është çdo person, juridik ose fizik, i cili kategorizohet si klient joprofesionist, por që, me kërkesën e tij, trajtohet si klient profesionist, kur plotëson të paktën dy nga kriteret e mëposhtme:

Lexoni më shumë rreth kritereve

  • klienti ka kryer transaksione në madhësi të konsiderueshme në tregun përkatës, me një frekuencë mesatare prej 10 operacionesh për tremujor përgjatë katër tremujorëve të mëparshëm;
  • madhësia e portofolit të instrumenteve financiare të klientit, përfshirë depozitat në para dhe instrumentet financiare tejkalon 65 milionë lekë;
  • klienti punon ose ka punuar në sektorin financiar për të paktën një vit në një pozicion profesional, i cili kërkon njohuri të transaksioneve ose shërbimeve të parashikuara.

Shoqëria Administruese e Fondit përcakton dhe ndjek planin e masave që lidhen me njohjen e profilit të investitorit, informacionin e investitorit, transparencën në informacion, rregullat organizative, me qëllim garantimin e performancës efektive sipas politikës së investimit dhe profilit të rrezikut të Fondit.

Për më shumë informacion, na kontaktoni dhe caktoni një takim me këshilltarin tonë financiar

Punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritshme