“Çdo person që investon në pasuri të paluajtshme të përzgjedhura mirë, në një pjesë në rritje të një komuniteti të begatë, adopton metodën më të sigurt për t’u bërë i pavarur, pasi pasuria e paluajtshme është baza e pasurisë.” – Theodore Roosevelt

E ardhmja e investimit.

Alokimi i aseteve

Fondi investon në pasuri të paluajtshme. Fondi
mund të investojë deri në 10% të aktiveve të tij
në bono të emetuara nga Qeveria Shqiptare
dhe/ose nga kompani që operojnë në Republikën
e Shqipërisë me qëllim sigurimin e të ardhurave
financiare.

Fondi mund të aktiveve të tij në para të gatshme
dhe ekuivalentë të tij për arsye likuiditeti.

Përshkrimi i pasurive

Asetet e Fondit përfshijnë sipërfaqet/zonat e tokës me një potencial të lartë zhvillimi, ndërtesa ose vepra të një natyre të përhershme të vendosura në to dhe gjithçka që është ose do të jetë pjesë përbërëse e tyre, veçanërisht toka e vendosur në fshatin bregdetar jugor pranë qytetit të Vlorës, me potencial të lartë për zhvillim, për shkak të vendndodhjes së tij strategjike.

Zona është pranë aeroportit të ri të propozuar për Rajonin Jugor të Shqipërisë.

Objektivi i fondit

Objektivi i Fondit është të rrisë vlerën e aseteve dhe të gjenerojë kthime të larta nga investimet në afat të gjatë, duke siguruar një diversifikim të përshtatshëm për investitorët profesionistë dhe të kualifikuar.

Qëllimi është që për këto pasuri të paluajtshme, të cilat në kohën e krijimit të Fondit vlerësohen të kenë një potencial të lartë për zhvillim në planin afatgjatë, shoqëria të angazhohet në analizën e planeve konkrete të zhvillimit.

Përfitimet e Investimit

Fondet që investojnë në pasuri të paluajtshme janë një nga format më të zakonshme të fondeve alternative në botë. Pasuritë e paluajtshme kanë një korrelacion të ulët me aksionet dhe obligacionet, dhe gjithashtu shihen si një mbrojtje kundër inflacionit.

Këto fonde ofrojnë mundësi interesante për investitorët që të diversifikojnë portofolin e tyre, të zvogëlojnë ndikimin e tregjeve me luhatje si dhe të arrijnë objektiva investimi afatgjatë, edhe në kohë pasigurie në treg.

Si të investoni në Fond?

Si të investoni në Fond?

Kontaktoni Shoqërinë Administruese Credins Invest

Hapi i parë është të kontaktoni Shoqërinë Administruese Credins Invest dhe të shprehni interesin për t’u bërë një investitor i Fondit.

Proces shqyrtimi nga Credins Invest

Një proces shqyrtimi do të zbatohet nga Credins Invest për të kontrolluar pajtueshmërinë me kërkesat e ligjit në lidhje me kriteret e përshtatshmërisë së investitorëve.

Prospekti i Fondit

Për më tepër, konsulentët e Credins Invest u kalojnë investitorëve potencialë Prospektin e Fondit, shpjegojnë kushtet e Fondit, konsideratat e rrezikut, procesin e investimit, etj.