Banka Depozitare
Depozitari i fondit është Banka Amerikane e Investimeve, e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të kryer shërbimin e Depozitarit të Fondit.
Depozitari vepron me ndershmëri, rregullësi, profesionalizëm, pavarësi dhe në interes të investitorëve të fondit të investimeve alternative.
Asetet e fondit të investimeve alternative ndahen nga aktivet e depozitarit dhe asetet e klientëve të tjerë të depozitarit, në mënyrë që ato të identifikohen se i përkasin fondit të investimeve alternative në çdo kohë.